Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Novobërdës.
Në rendin e ditës kanë qenë këto pika të rendit të ditës:
1: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K.-ës;
2: Aprovimi i raportit financiar i tre mujorshit të dytë për vitin 2019;
3: Shqyrtimi i raportit të auditorit të jashtëm për vitin 2018;
4: Formimi i komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe ndërrim të pronës së paluajtshme Komunale;
5: Të ndryshme.
Pas diskutimeve në seancë, anëtarët e Kuvendit Komunal kanë aprovuar këtë vendim.
1: Vendimi për dhënien në shfrytëzim dhe ndërrim të pronës së paluajtshme Komunale;
Mbledhjen e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit z.Nebojsha Arsic.