Me këtë rast Kryetari z.Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtorë ka vizituar punimet dhe ju dëshiroi shumë suksese në punë kryesve të punimeve të cilët janë të autorizuar nga ana e Ministrisë për realizimin e projektit “Renovimi i kalas së Novobërdës”.
Punët i kryen Firma “KOTO” nga Beogradi e cila e ka filluar rikonstruimin para disa viteve .
Duhet që ne të gjithë së bashku të japim kontributin rikonstruimit të kalas ku punët duhet që në afat dhe kualitet të kryhen.
Kalaja e Novobërdës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në komunën e Novobërdës si dhe të zhvillimit në përgjithësi të komunës sonë. Edhe njëherë dua të i falënderoj donatorët të cilët kanë financuar rekonstruimin e Kalas së Novobërdës dhe konsideroj që pas kryerjes së punëve komuna e Novobërdës do të jetë edhe më e njohur si destinacion turistik në regjion por edhe më gjer.
Duhet që të shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë potencialet e tona për të ju siguruar qytetarëve tanë një ardhmëri më të sigurt.
Për këtë është me rëndësi që të investojmë më shumë para në infrastrukturë dhe në turizëm e gjithë kjo me qëllim që njerëzit të dinë se ky vend është që të ndërtohet e ardhmja për vete dhe fëmijët e tyre- theksoi Ivanoviq.