Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq në kuadër të obligimeve të rregullta sot nënshkroi dy memorandume për ndërtimin e shtëpive për dy familjet e rrezikuara sociale nga territori i komunës së Novobërdës.
Dy familjet momentalisht jetojnë në shtypit e vjetra të rrënuara dhe në kushte jo humane për jetë. Këtyre familjeve do t’ju ndërtohen shtëpitë prej 45 metra katror dhe shpresojmë se punët do të kryhen në afatin e paraparë.
Ndërtimi i këtyre njësive të banimit financohen nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me komunën e Novobërdës. Ky është vetëm fillimi, deri në fund të vitit pritet edhe tjera shtëpi të reja për familjet e rrezikuara sociale dhe do të mundohemi që para dimrit ti kryejmë kështu që pronarët e rinj të mund sa më shpejt të vendosen.
Komuna e jonë është një ndër komunat më të varfra në regjion dhe për banorët është shumë me rëndësi dhe sigurisht edhe faktor për ekzistencën dhe kushtet në të cilat jetojnë. Do të mundohemi që të gjithë qytetarëve të komunës sonë që të ju sigurojmë kushte normale për jetë me qëllim të ekzistencës dhe mbetjes në këto vise, theksoi Ivanoviq.