Në  bazë të memorandumit të nënshkruar ndërmjet Komunës  së Gjilanit dhe Novobërdës, sot në sallën e kuvendit është  mbajtur takimi i parë informues me të rinjtë nga komuna e Novobërdës.

Qëllimi i projektit „Të rinjtë  në agrobiznes-Regjioni Ekonomik -Lindje“ në Komunën e Gjilanit  dhe të Novobërdës është krijimi punësimit  profitabil dhe krijimin e të ardhurave për rinin në këto komuna.

Fushat me të  cilat  do të merret projekti janë:

  1. Prurja e mundësive të  rinjve në viset rurale të cilat i promovojnë ndërmarrjet inovative në bujqësi dhe agrobiznes.
  2. Ngritja e nivelit të aftësive në agrobiznes dhe mundësit  ekonomike për  të rinj në viset rurale.
  3. Promovimi i rrjetit të agrobiznesit për  të  rinj  dhe  ofrimi i  informatave  interaktive të shërbimeve.
  4. Ngritja e vetëdijes mbi çështjet gjinore ndërmjet të rinjve dhe sigurimi i mundësive të njëjta në avancimin e grave  të reja në agrobiznes.

Projekti ka  filluar me punët  me 11 Gusht 2018 dhe   do të zgjasë 22 muaj.

Në këtë  takim kanë qenë  më tepër  se 20 pjesëmarrës, anëtar të rrjetit  të rinis  së Novobërdës.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.