Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq sot ka vizituar familjen Joviq në fshatin Zebinc lagjja Manuta të cilëve komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Ministrin për Komunitete dhe Kthim më herët ju ndërtuan shtëpinë e re.
Ky është vetëm një nga projekti i ndërtimit të shtëpive për të kthyerit dhe rastet e rrezikuara sociale në komunën e Novobërdës, e cila po zbatohet në kuadër të programit RRK 5 dhe mjetet financiare janë siguruar na Unioni Evropian.
Shtëpia e re për ne është realizimi i ëndrrës dhe nuk ka fjalë me të cilat do të kishim falënderuar Kryetarin Svetisllav Ivanoviq dhe Ministrin Dalibor Jevtiqin. Faleminderit të gjithë njerëzve të mirë të cilët kanë ndihmuar që ëndrra jonë të realizohet, sepse pa shtëpinë e re ne ka qenë dashtë që të largohemi nga vatrat e tona, thonë Joviqët.
– Familjen Joviq e kam vizituar disa herë gjatë këtij viti dhe premtimin të cilin e kam dhënë gjatë vizitës së par është plotësuar dhe jam shumë i kënaqur që së bashku kemi arrit deri te qëllimi, e ky është shtëpia e re për këtë familje.