Në bazë të Ligjit për Vetqeverisje Lokale,Nr.03/L-040,përkatësisht nenit 83 si dhe Statutit të Komunës së Novobërdës,nenit 21.2 dhe Vendimit të Kuvendit të Komunës të datës,04 qershor 2010,administrata e Kuvendit nxjerr në:
SHQYRTIM PUBLIK
DRAFT RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL
Shqyrtimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Novobërdës,më 25.06.2010,në orën 13:00.Në këtë takim,përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës do të bëjnë prezantimin e draft rregullorës së punës të Kuvendit si dhe do të jenë të hapur për pytjet dhe komentet publiku pjesëmarrës.Paraprakisht qytetarët do ta kenë në dispozicion këtë rregullore në tavolinën pritëse në hyrje të Komunës,në të tria gjuhët.
Në Novobërdës Kryesuesja e Kuvendit
Më,04.06.2010 Shefkije Mehmeti