FAZA E DYTË
PËR PERSONAT E RIATDHESUAR
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbeshtetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) shpallin thirrjen e dytë hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/paisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.
Sektorët ekonomik me prioritet dhe të pranueshëm Aktivitetet e biznesit që do mbështeten, duhet të jenë në njërin nga gjashtë sektorët e mëposhtëm ekonomik , sektorë të përzgjedhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që kanë potencial më të lartë për rritje ekonomike në Kosovë përkatësisht:
a). Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit, me fokus në përpunimin e mishit;
b). TIK;
c). Ndërtimtaria;
ç). Industria e përpunimit të metalit;
d). Industria e tekstilit;
dh). Industria e përpunimit të drurit;
e). Tjera profile specifike: Floktare/Berber, Auto-Mekanik, Auto-Ngjyrosje, Gomister, AutoLarje.
Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 30 Shtator 2019, në orën 14:00.
Bashkëfinancimi 500.00 € (jo-obligativ)
Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të janë persona të riatdhesuar të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit (ZP) si dhe duhet të kenë të kryer trajnimin “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi” në Qendrën e Aftësimit Profesional;