Komunikimi i Komunave me qytetarët dhe obligimi i organeve lokale të qeverisjes për të qenë sa më afër qytetarëve dhe mediave, duhet të jetë prioritet i punës së Komunave, u vlerësua në punëtorinë treditore të mbajtur në Ohër. Zyrtarët e drejtorive për marrëdhënie me media të komunës së Kamenicës, Ranillukut dhe Novobërdës kanë marrë pjesë në një trajnim për pasqyrimin e aktiviteteve komunale deri tek qytetarët.

Në një punëtori të mbajtur në Ohër, zyrtarët komunalë kanë dëgjuar përvojat moderne të informim dhe ngritjen e kapaciteteve të zyrave për marrëdhënie me publikun në raport të komunikimit me qytetarët dhe mediat.

Të pranishmit në këtë punëtori diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqohet qeverisja lokale dhe qytetarët në ofrimin e informatave dhe komunikimin e drejtpërdrejt me qytetarë. Gjatë kësaj konference, një theks i veçantë iu atribua identifikimit të metodave dhe mënyrave alternative për avancimin e marrëdhënieve me publikun.

Kryetari i Ranillukut, Gradimir Mikic, tha se pjesëmarrja e tij dhe zyrtarëve tjerë të Ranillukut në këtë punëtori do tu shërbejë atyre për punën në Komunë, dhe përvojat e marra, do t’i fusin në agjendën e punës së tyre ditore.

Edhe pse jam kryetar i Komunës, mendoj se kam pasur nevojë të mësojë komunikimin me mediat, me organizatat e shoqërisë civile. Nga kjo punëtori unë mora shumë përvoja se si duhet t’i qasemi komunikimit me publikun dhe në veçanti me përfaqësuesit e mediave”, ka thënë Mikic.

Kryesuesi i Asamblesë së Kamenicës, Enver Mavriqi, tha se përkundër një komunikimi të mirë që komuna e ka me publikun, është e nevojshme që bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe gazetarë të ngritet dhe të avancohet edhe me tutje, me qëllim të rritjes së transparencës për punën dhe projektet e kuvendit .

Ndryshe, Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale prezantoi disa nga praktikat që synojnë krijimin e strategjive për komunikim dhe
avancim të marrëdhënieve me publikun. Ndër tjera ai theksoi se bazamenti i një qeverisje të mirë është transparenca dhe inkuadrimi i qytetarëve në vendim-marrje publike.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori, kanë adresuar një mori idesh të cilat lidhen ngushtë me aspekte të cilat prekin çështjen e përmirësimit të komunikimit me qytetarë, të politikave, të praktikave, si dhe shkëmbimit të informacionit në komuna, si dhe në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë civile.

Ky trajnim është mbështetur nga Organizata Joqeveritare D-PRESS nga Kamenica në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert-Zyra në Kosovë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.