Kryetari i Komunës së Novobërdës sot vizitoi fshatin Llabjan dhe me këtë rast ka parë edhe punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës në këtë fshat.
– Po vazhdojmë që t’i rregullojmë infrastrukturën rrugore dhe presim që shumica e fshatrave në komunën e Novobërdës në këtë vjeshtë të jenë të asfaltuara e gjithë kjo sipas planit dhe prioritetit që i kemi bërë në fillim të këtij viti.
Shumica e investimeve kapitale të planifikuara janë të realizuara dhe në fund na mbetet që para dimrit ti rregullojmë rrugët në të gjitha fshatrat, dhe aty ku ka kushte për shtrirjen e asfaltit do të asfaltohet, kurse ne fshatrat ku ka mbetur që të investohet edhe më shumë do të bëhen mbushje dhe rregullimin e tyre dhe të vazhdojmë pastaj ne vitin vijues.
Gjatë vizitës kryetari ka vizituar edhe disa fermer dhe pemëtarë më të suksesshëm nga ky fshat dhe ka biseduar për mundësit e rritjes së prodhimtarisë dhe rritjes së punësimit të një numri më të madh të punëtorëve në fermat dhe në plantacionet e tyre.