Novobërdë, 21 prill- Qeveria e komunës së Novobërdës është e përkushtuar thellësisht që ta përshtat infrastrukturën e saj për nevojat e personave me aftësi të kufizuar. Kështu ka deklaruar i pari i komunës, z.Bajrush Ymeri, në takimin e mbajtur të mërkurën me përfaqësues të HANDIKOS, dega në Gjilan dhe përfaqësues të OJQ-ve.

  “Synimi ynë mbetet thellësisht i përkushtuar që të ndërtojmë një qeverisje moderne evropiane gjithmonë duke pasur në qendër të vëmendjes qytetarin, ndaj të cilit duhet të ndjehemi shërbyes të mirëfilltë” ka deklaruar kryetari Ymeri duke premtuar se komuna do të hetojë mundësitë që të gjitha objektet komunale dhe institucionet tjera t’ia përshtat nevojave të personave me aftësi të kufizuara me qëllim të qasjes së tyre më të lehtë.
    “Ne e kemi përherë në vëmendjen tonë gjetjen e mundësisë sa më të mirë që kjo kategori e respektuar e qytetarëve tanë të kenë qasje sa më të mirë në institucionet komunale” ka shtuar më tej z.Ymeri i cili ka përmendur dy faktor kyç që e sfidojnë këtë qëllim: ”E para trashëgojmë një infrastrukturë nga e kaluara e cila nuk ka pasur si vizion këtë qëllim human; dhe e dyta nga mundësitë tona tejet të vogla buxhetore”.
      Edhe përfaqësuesit e HANDIKOS-it janë shprehur të kënaqur me angazhimin e komunës për ndërtimin e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar dhe kanë premtuar se do të shqyrtohen mundësitë e hapjes së një dege të kësaj organizate edhe në komunën tonë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.