Sot zyrtarisht lëshohet në punë ujësjellësi në fshatrat Koretisht dhe Pasjak i cili ka disa vite nuk ishte në funksion për shkak të problemeve të shumta që kanë penguar furnizimin e rregullt me ujë të këtyre dy vendbanimeve.
Sipas fjalëve të Kryetarit problemi më i madh ishte për shkak të mos pagesës së faturave të rrymës si dhe mungesa e kompanisë e cila do të menaxhonte me këto ujësjellës. Sot është paguar edhe rata e fundit e borxhit të mbetur, gjithashtu para disa muajve e kemi zgjidhur edhe problemin e menaxhimit të cilën e ka marrë kompania regjionale “Hidro Morava “ nga Gjilani.
Momentalisht ekipi e furnizimit me energji elektrike “KEDS” është duke i bërë edhe disa rregullime në trafo dhe njëherit edhe ekipi nga “Hidromorave “ gjatë ditës i bënë edhe pregaditjet e fundit që deri sonte uji të mbërri në të gjitha familjet.
Të gjithë banorëve te këtyre fshatrave ju kam borxh kërkim falje njëherit dëshiroj t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe udhëheqjen e kompanisë së “KEDS”-it dhe “Hidromoravës” të cilët kanë dhënë kontributin që ky problem të zgjidhet. Siç thash edhe në fillim është dashur shumë që të punojmë që të arrimë deri të një zgjidhje përfundimtare e kjo është furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm të të gjitha ekonomive familjare të cilat janë të kyçura në këtë ujësjellës, theksoi Kryetari Svetisllav Ivanoviq.