Xhafer Gashi dhe Kujtim Gashi u takuan me qëllim të diskutimit rreth çështjeve me interes për komunën në fushën e Sportit dhe Kulturës. Kryetari e njoftoi ministrin me zhvillimet e punimeve në fushën e kulturës, ndërsa ministri u zotua se Projekti i shtëpisë së kulturës do të përfundoi në këtë vit derisa tri fushat sportive ndihmëse të stadiumit “Agron Rama”, përfitues të investimit nga UEFA me vlerë mbi 3 milion do të fillojnë së shpejti.
Falenderim karshi komunës kishin si ministri Gashi ashtu edhe kryetari i FFK-ës Agim Ademi, për kryetarin Gashi i cili së bashku me kuvendin komunal mundësuan shfrytëzimin e këtyre parcelave për ndërtimin e këtij kampusi sportiv.