Drejtori i drejtorisë së Inspekturatit Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë dal në zbatimin e urdhëresës të qeverisë së Kosovës, gjegjësisht Ministrisë së Tregetisë dhe Industrisë duke kërkuan nga operatorët ekonomik që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezuluta 1244”, a po çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikes së Kosovës. Drejtoria e inspektortit në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptimi nga operatorët ekonomik dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës. Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit. Ky aksion i cili ka filluar nga data 19. 11. 2018, do të vazhdojë deri në largimin e tersishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshmëm.