Sot, është bërë venia e gurthemelit për ndërtimin e shtëpisë së Rifat Fazliut nga fshati Kozaricë.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari Xhafer Gashi me bashkëpunetorë dhe përfaqesues nga Shoqata Humanitare “Ndihmo edhe Ti”.
Kjo shtëpi po ndërtohet me donacionet e mbledhura nga Gala Mbrëmja Humanitare e organizuar nga Komuna e Obiliqit dhe Shoqata Humanitare “Ndihmo edhe ti”.