Komuna e Obiliqit në vazhdimësi është afër familjeve me kushte të rënda sociale, në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,në prag të festës së Fitër Bajramit, janë shpërndarë mbi 500 pako ushqimore, higjenike dhe veshmbathje fal donatorëve dhe humanistëve të shumtë.
Prej tyre 200 pako nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, 100 pako nga kompania farmaceutike “Matkos Pharm”, 70 pako nga Shoqata “Duart e Bamirësisë”, 158 nga Organizata “International Charity Org” dhe 50 pako nga “The Embassy of UAE in Podgorica.
Komuna e Obiliqit, falënderon donatorët për humanitetin dhe solidaritetin e treguar në shënimin e festës së Fitër Bajramit, qoftë e begatë çdo sofër shqiptare!
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë
!Shpërndahen mbi 500 pako ushqimore, higjenike dhe veshmbathje për familjet në nevojë
