Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kishte kënaqësinë që sot ta filloj ditën në takim me të rinjët, nxënës të shkollave të mesme, takim ky i organizuar nga Qendra Rinore në bashkëpunim me MKRS-në dhe DKRS-në, në kuadër të projektit “Të rinjtë– avokues adekuat të së ardhmes”, qëllimi i të cilit është të kontribojë në ngritjen e vetëdijes së të rinjëve, ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe avansimin rinor për qytetari aktive përmes promovimit të vullnetarizmit dhe monitorimit të politikave lokale.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, vlerësoi lart angazhimin e të rinjëve në procese vendimarrëse duke u shprehur se:”rinia është shpresë e së tashmes dhe garancë e të ardhmes tonë”, duke u bazuar në këtë si qeverisje komunale në vazhdimësi kemi dëshmuar se kemi prioritet fuqizimin e rinisë së Obiliqit, përmes shpërndarjes së bursave për nxënës e student në të gjitha nivelet akademike, shpërndarjen e kartelave për kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit, ngritjen e cilësisë së infrastrukturës shkollore, ofrimin e kushteve për lexim e zhvillimin e studimeve siç është objekti i Bibliotekës së Qytetit, krijimin e hapësirave dhe ofrimin e aktiviteteve të shumta kulturore, sportive e rinore, njëkohësisht i inkurajoi të rinjtë që të jenë aktivë në proceset nëpër të cilat po kalon Komuna e Obiliqit, qoftë në projekte apo aktivitete të tjera, prioriteti i tij vazhdon të mbetet fuqizimi i të rinjëve si dhe realizimi i projekteve në kuadër të DKRS-së.
Kryetari Gashi, falënderoi Qendrën Rinore, për angazhimin e vazhdueshëm me të rinjtë e Obiliqit!

