Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së
bashku me Nënkryetarin për Komunitete dhe drejtoren e DAP-it, priti në takim shefen e UNMIKU-t znj.Caroline Ziadeh së bashku me bashkëpuntorë, të cilët i njoftoi për zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, në theks të veçantë për projektet me fokus në përmirësimin e jetesës së komunitetit jo-shumicë në Obiliq dhe gjithëpërfshirjen e tyre në projektet infrastrukturore, arsimore e kulturore, ku theksova se Obiliqi si një komunë multietnike në vazhdimësi po bënë përpjekje në ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike për të gjithë qytetarët pa dallim.
Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta të ndërmarra nga UNMIK-u, sidomos në angazhimin e të rinjve dhe grave në vendimarrje.
Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi znj. Caroline Ziadeh, për vizitën ku së bashku u dakorduam për bashkëpunim edhe në të ardhmen!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.