Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, festën e 1 Qershorit, me gëzime e lumturin e fëmijëve e filluan që nga sot, ku nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Qendrën Rinore, në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, kjo festë u përcollë me aktivitete, këngë e argëtim nën prezencën e fëmijëve të shumtë dhe nxënësëve nga shkollat fillore të Obiliqit.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, ka përcjellë urimet më të përzemërta, duke theksuar se: “Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve sot është motiv i shtimit të angazhimit tonë përbashkët për punë!”
Gëzuar festa e 1 Qershorit
– Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!



