Në takimin që u mbajt në Breznicë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për qytetarët e Breznicës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i
Këshillit Lokal për Breznicë, z.Mexhid Krasniqi, i cili i inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar katër (4) propozime nga banorët:
1.Ndërtimi i kanaletës në lagjen Bequku
2.Ndërtimi i parkut
3.Asfaltimi i rrugës në lagjen Koskoviku
4.Hapja e rruges, trajtimi me zhavor dhe kanalizimi në rrugën “Hysen Hajdari”.
Këto propozime do të finalizohen më 12 qershor në orën 18:30, ku banorët e Breznicës do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14 vjeçare.

