Në Bibliotekën e Qytetit u mbajt takimi me banorët e Obiliqit. Takimin e hapi Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, i cili i informoi të pranishmit për projektin e Buxhetimit me Pjesëmarrje, duke i ftuar që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për banorët e Obiliqit.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Këshillit Lokal, z. Ramadan Çunaku, i cili i inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar pesë propozime nga banorët:
1. Mbindërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve.
2. Ndërtimi i rrugës dhe trotuarit te lagjja e Hashanëve.
3. Karrika të mençura (Smart Chairs) për sheshet e qytetit.
4. Sinjalizimi horizontal dhe vertikal.
5. Ndërtimi i ashensorit te banesat e Hades.
Këto propozime do të finalizohen më 11 qershor në orën 17:00, ku banorët e Obiliqit do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e lokalitetit nga mosha 14 vjeçare.



