Sot në Bibliotekën e qytetit në Obiliq, është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Banorët e Obiliqit u informuan fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, rreth mundësive të realizimit të projekteve që janë votuar më 4 qershor 2024. Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë votuar, janë:
1. Ndërtimi i rrugës dhe trotuarit në lagjen e Hashanëve.
2. Vendosja e karrikave të mençura (Smart Chairs) në sheshet e qytetit.
3. Sinjalizimi horizontal dhe vertikal.
Banorët e Obiliqit, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: “Ndërtimi i rrugës dhe trotuarit në lagjen e Hashanëve.” Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e komunitetit.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë së qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.