Në kuadër të Javës Rinore u zhvilluan aktivitetet pikturimi “Toleranca përmes Artit” dhe aktiviteti sportiv “Not”, që kanë për synim të nxisin të rinjtë për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme, duke promovuar kreativitetin dhe shëndetin fizik
Këto aktivitete u organizuan nga Qendra Rinore në Obiliq dhe u financuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.Pjesëmarrja e të rinjve në këto aktivitete dëshmon përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në projekte që promovojnë vlera të rëndësishme shoqërore dhe zhvillimin e tyre në fusha të ndryshme.
Komuna e Obiliqit vazhdon të mbështesë projekte të tilla që kontribuojnë në përfshirjen dhe zhvillimin e të rinjve, duke u siguruar atyre mundësi të shumta për rritje personale dhe profesionale.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.