Në takimin që u mbajt në Milloshevë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për qytetarët e Milloshevës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i
Këshillit Lokal për Milloshevë, z.Mehdi Sopi, i cili i
inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar dy (2) propozime nga banorët:
1. Asfaltimi i rrugës “Dardania”
2.Pastrimi i Lumit Llapi
Këto propozime do të finalizohen më 12 qershor në orën 17:00, ku banorët e Milloshevës do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14 vjeçare.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.