Në takimin që u mbajt në fshatin Mazgit i Lartë, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që mendojnë se janë më të nevojshme për qytetarët e fshatit Mazgit i Lartë.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Këshillit Lokal për fshatin Mazgit, znj. Xhemile Krasniqi, e cila i inkurajoi të pranishmit për propozime.
Gjatë këtij takimi janë pranuar 4(katër) propozime nga banorët:
1. Ndërtimi i kanalizimit dhe trotuarit në rrugën “Dita e Flamurit”.
2. Ndërtimi i murit përgjatë kanalit të “Ibër Lepencit”.
3. Asfaltimi i rrugës te Sekiraqët.
4. Asfaltimi i rrugicave te “Gazimestani”.
Këto propozime do të finalizohen më 11 qershor në orën 18:30, ku banorët e fshatit Mazgit i Lartë do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve në të ardhmen nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14 vjeçare.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.