Sot në Dardhishtë është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Banorët e Dardhishtës u informuan fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, për mundësitë e realizimit të projekteve që janë propozuarë më 6 qershor 2024. Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë propozua, janë:
1.Ndërtimi i parkut dhe parkingut tek Xhamia dhe rregullimi i objektit të komunitetit.
2.Ndërtimi i parqeve (ku gjenden edhe fushat) dhe krijimi i këndeve të lojërave, si dhe parkingu tek varrezat.
3.Ndërtimi i kolektorit tek kanali kullues i KEK-ut.
4.Hapja e kanalit kullues dhe ndërtimi i rrugës së re prej Brecakve deri te Narteli.
Banorët e Dardhishtës, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: “Ndërtimi i parqeve (ku gjenden edhe fushat) dhe krijimi i këndeve të lojërave, si dhe parkingu tek varrezat”. Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e lokalitetit.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë për qytetarët që të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes.


