Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët e komunës, se në kuadër të Grantit të Performancës Komunale- “Mjedisi i Pastër“, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, vlerësimi i komunave në ruandin e dytë, komuna e e Obiliqit është shpërblyer me grant, në vlerë prej: 86,271.00€.
Me këtë rast, Kryetari Gashi, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, GIZ-in gjerman, zyrtarët komunal të mjedisit dhe kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastrimi“, po ashtu, ai ka theksuar se: “Do të vazhdojmë që me punë dhe përkushtim të plotë, të krijojmë hapësira të reja gjelbëruese si dhe të shtojmë kujdesin ndaj tyre, duke kontribuar për një Obiliq sa më të pastër!“
Urime qytetarëve të Obiliqit!