Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoren e DKRS-së, Arba Mirena, kanë pritur në një takim Flutura Mehmetin, e cila është zgjedhur si lojtarja më e dalluar e Kampionatit FIBA U-18 në kategorinë e femrave, Divizioni C, fal performancës së saj të jashtëzakonshme në fushën e basketit.
Flutura ka shkëlqyer në katër ndeshje të zhvilluara, duke pasur një mesatare prej 23 minuta lojë për ndeshje, 12 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim, këto statistika e bëjnë atë një nga lojtarët më të vlefshëm dhe më kontribuese për Kosovën.
Me këtë rast, Kryetari Gashi ka uruar suksese të mëtutjeshme dhe ka ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin e saj të pandalshëm! Kryetari Gashi theksoi se: “Obiliqi, është qytet i kampioneve, jemi krenar dhe shumë të lumtur me të arriturat e sportistëve tanë!”
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.