Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, z. Burim Gërguri, ka pritur në takim z. Bekim Salihu nga Instituti GAP, me të cilin zhvilluan një bisedë të frytshme, ata diskutuan për nismat e reja për përmirësimin e shërbimeve administrative në komunë.
Gjatë takimit, u trajtua nisma e ndërmarrë nga GIZ dhe Qeveria për uljen e barrës administrative, një projekt që synon lehtësimin e procedurave. Komuna e Obiliqit është përzgjedhur për këtë iniciativë, duke ofruar mundësi për përfitime nga këto reforma.
Në fund të takimit, u dakorduan për vazhdimin e koordinimeve të përbashkëta për zbatimin e suksesshëm të kësaj nisme. Kryetari Gashi falënderoi z. Salihu për bashkëpunimin dhe mbështetje të vazhdueshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.