Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, priti në takim njësitin ushtarak të KFOR-it LMT zviceran, të udhëhequr nga komandanti i njësisë, z.Charles Erard. Gjatë takimit, ai i njoftoi për zhvillimin e projekteve në komunën e Obiliqit në të gjitha sferat, duke theksuar se jemi të përkushtuar në vazhdimësi për të krijuar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran vlerësuan lartë ndryshimet pozitive që po ndodhin në komunën e Obiliqit.
Në fund të takimit, kryetari Gashi falënderoi KFOR-in zviceran për punën dhe bashkëpunimin në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.