Gjatë ditë së sotme, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, priti në një takim, Kryesuesin e KK, z.Burim Gërguri dhe shefat e grupeve të asambles komunale, të cilët fillimisht i njoftoj për situatën me Covid-19 në Obiliq, si dhe diskutuan për kërkesën e Kryetarit Gashi, për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme, në ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve, për personat e prekur me Covid-19 në komunën e Obiliqit.
Nga ky takim, të gjithë shefat e grupeve të asambles, u dakorduan që kjo seancë të mbahet në ditën e premte dhe se ky vendim për ndarjen e këtyre mjeteve do të vlejë deri në përmbylljen e pandemisë , me këtë rast, Kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë asambleistët për unitetin e treguar gjatë kësaj periudhe me pandeminë Covid-19.