Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame, festën e Kurban Bajramit, duke ju përcjellë urimet më të përzemërta.
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta, duke ju uruar paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja!
Kjo festë na bashkon rreth vlerave më të larta njerëzore: sakrificës, durimit, urtësisë, butësisë dhe mëshirës. Uroj që këto vlera të ruhen dhe të kultivohen në të gjitha familjet shqiptare!
Qoftë e mbushur me begati çdo sofër, qoftë e mbushur me lumturi çdo familje. Po ashtu, uroj që Zoti i madhërishëm të pranojë haxhin e gjithë haxhilerëve!
Me fat festa e Kurban Bajramit!”

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.