Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ka uruar qytetarët, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familje.
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Bashkëqytetarë të nderuar,
Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, me lejoni të shpreh urimet më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Agjërim të lehtë, lutje të pranuara, e begatë qoftë sofra në çdo familje!
Xhafer Gashi”