Në Komunën e Obiliqit, po zhvillohen aktivitetet në shënimin e Javës së Çlirimit, sot, u promovua libri “Stina e Luleve”, përmbledhje poezish nga grup nxënësish dhe përgaditur për botim nga Profesoresha njëherit dhe autore znj.Sanije Ahmeti Dubova, duke shënuar kështu Ditën e Poezisë në Obiliq.
Të pranishëm në këtë promovim ishin: Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arba Mirena, Drejtoresha e Gjimnazit “17 Shkurti” Besa Gashi Dvorani,përfaqësues komunal, mësimdhënës, nxënës, prindër dhe mysafir të ftuar.
Promovimi i librit nisi nën tingujt e mrekullueshëm të intonuar nga nxënësi Erion Pllana, për të vazhduar me fjalën përshëndetese të Drejtoreshës së DKRS-së, Arba Mirena, ku në fjalën e saj, uroj të pranishmit për 12 Qershorin- Ditën e Çlirimit të Kosovës, vlerësoj lart promovimin e këtij libri në një ditë të veçantë si kjo duke theksuar se: ” Stina e Luleve mban emrin kjo libër që po promovohet sot, lulet që rriten në Kosovë janë ujitur nga gjaku i trimave e heronjve, fal tyre ne sot gëzojmë lirin dhe shtetësinë”. Drejtoresha Mirena, ka përgëzuar nxënësit dhe Profesoreshën Ahmeti-Dubova për punën dhe angazhimin në realizimin e botimin e këtij libri!
Me fjalë rasti u paraqitën edhe Koordinatorja e këtij projekti znj.Sanije Ahmeti Dubova e cila në pika të shkurtëra prezantoj iden e këtij projektit, z.Arsim Shaljani paraqiti një analizë të përmbledhjes së poezive dhe nxënësja Zanita Thaqi e cila prezantoj ecurinë e këtij projekti.
Të pranishmit në sallë patën rastin të dëgjojnë një përmbledhje poezish nga grupi i nxënësve autor të poezive.
Në fund të këtij takimi, Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, ka pranuar nga Koordinatorja e këtij projekti, znj.Sanije Ahmeti Dubova, në shenjë falënderimi për bashkëpunim një mirënjohje të veçantë me figurën e përsosur të heroines shqiptare SHOTË GALICA, e cila është personifikim i trimërisë, dijes, guximit e atdhedashurisë!
DKRS Obiliq






