Në sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq, sot është mbajtur dëgjimi buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026
I pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishte Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj Zarife Behluli, Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, drejtorë të Komunës, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë.
Nënkryetari Mjekiqi, para të pranishmëve prezantoi buxhetin për periudhën 2024-2026, dhe njoftoi qytetarët rreth zhvillimit të projekteve në Komunën e Obiliqit, në veçanti për projektin madhor të sistemit të grohjes qendrore-koogjenerimit.
- Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi zyrtarët komunal dhe qytetarët për kontributin dhe angazhimin e dhënë në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta!