Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, ka pritur në takim përfaqësues të organizates “Opre Roma Kosovo”.
Qëllimi i këtij takimi ishte rreth aktiviteve për regjistrim të popullsisë 2023 që do të bëhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. ��Përfaqësues të kësaj shoqate informuan Nënkryetarin Mjekiqi se do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme në mënyrë që në këtë proces të rëndësishëm të ketë gjithëpërfshirje të komunitetit Rom, duke kërkuar edhe mbështetjen e komunës.
Nënkryetari Mjekiqi, theksoi se Komuna e Obiliqit është e gatshme për çdo bashkëpunim duke pas parasyshë edhe rëndësinë e këtij procesi.
Në fund të takimit përfaqësuesit e kësaj organizate e falënderuan Nënkryetarin Mjekiqi, për mbeshtetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.