Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një vizitë në teren me ekipen konsulente mjedisore nga Banka Botërore dhe përfaqësues nga KEK-u, në zonën e fshatit Dardhishtë aty ku po planifikohet trajtimi i 38 hektar tokë dhe gjelbërimi i tyre (GreeningLand) duke realizuar Parkun e gjelbërt, me hapësira rekreative, shtigje të biçikletave dhe hapësira të përshtatura për zhvillimin e aktiviteteve të shumta sportive.
Kryetari Gashi ka theksuar se komuna e Obiliqit, në vazhdimësi ka ndjekur të gjitha procedurat për implementimin e këtij projekti si dhe do finalizojë me përkushtim të gjitha obligimet që dalin nga memorandumi i nënshkruar me KEK, duke shtuar se: “për qytetin e Obiliqit paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme, ku në bashkëpunim të mirëfilltë me Bankën Botërore, në këtë projekti pritet të investohet vlera prej 17 milionë euro.”
Në fund të takimit, kryetari Gashi falënderoj ekipet e Bankës Botërore për koordinimin e vazhdueshëm drejtë jetësimit të këtij projekti!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.