Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri“, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Rexhep Zeka, kanë nënshkruar kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2020/21. Në këtë vit përfitues janë 132 studentë të nivelit bachelor, 8 studentë nivelit master, 2 studentë të studimeve të doktoratës, 71 nxënës të shkollave të mesme dhe mbi 700 përfitues për kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimeve, që në total për të gjitha kategoritë përfshihen mbi 800 nxënës dhe studentë. Ndërsa çmimi “Adem Preniqi“, për studentën më të dallur, këtë viti akademik, është përzgjedhur Ermira Hodaj.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të gjithë përfituesve ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të dijes dhe njëkohësisht theksoj se: “Jemi të përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira dhe ngritjen e cilësisë në arsim, sepse duke investuar në arsim, Ne, drejtpërdrejtë investojmë në të ardhmen tonë“, po ashtu, kryetari Gashi, ka bërë thirrje gjithë studentëve: “Punoni pandalshëm dhe besoni në ëndërrat tuaja, ju siguroj se gjithmonë e kurdo herë, si kryetar komune dhe institiucion komunal do jemi përkrah secilit që të realizojmë synimet dhe aspiratat e përbashkëta.“
(Të gjithë studentët të cilët sot nuk ishin prezent në nënshkrimin e kontratave, atë mund ta bëjnë gjatë ditëve në vazhdim në zyret e DKA-së)

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.