Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend dite
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Planifikimi i buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027.
4.Shqyrtimi i kërkesës së DSHMS-së, për Draft Statutin e QKMF-së, “Forma unike e Statutit të QKMF-së.
5.Shqyrtimi i kërkesës së DPUKP-së, lidhur me kërkesën e njësisë KRU Prishtina në Obiliq.
6.Shqyrtimi i kërkesave.
7.Të ndryshme.

