Pergjigjja e pyetjes se shpeshte
Pergjigjja e pyetjes se shpeshte
Permbjatja e pyetjes se shpesht 2
Po, ju mund të i shkarkoni në platformën eKosova dokumentet nga Gjendja Civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes për anëtar të familjes, certifikata e lindjes për anëtar tjerë të familjes).
Për t’u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë duhet të paraqiteni në zyret e Agjencisë së Regjistrit Civil – ARC.
Faturat për shërbimin e mbeturinave do të dërgohen tek të gjithë pronarët e shtëpive/banesave, çdo 3 muaj. Këto fatura përmbajnë tarifën e mbeturinave për 3 muaj dhe nëse ky borxh nuk paguhet brenda tremujorit të parë, do të figurojë në faturën e radhës të cilën e pranoni.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, qytetarët duhet të klikojnë në vegëzen: Prishtina e pastër
Borxhin e vjetër të mbeturinave duhet ta paguani në kompani ose në zyret e pagesave (arkat) e “Pastrimi-t” Sh. A – Prishtinë.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, qytetarët duhet të klikojnë në vegëzen: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7
Po, nëpërmjet platformës eKosova, sipas udhëzimeve në video: https://www.youtube.com/watch?v=64cjqaD8ezc
Po, pagesën për Taksë rrugore mund t’a realizoni nëpërmjet platformës e-Kosova.
Video udhëzues: https://www.youtube.com/watch?v=nxnfJrASm1k
Për çdo pyetje mund të shkruani email në ZTP.Prishtina@rks-gov.net
Po, mund të kontaktoni me zyrtarët e Urbanizmit me email ose telefon -> Lista
Po, ju mund të keni qasje në të gjitha listat e lejeve ndërtimore prej vitit 2012 -> Lejet ndërtimore
Po, ju mund të keni qasje në procesin e lëndëve të Drejtorisë së Urbanizmit prej vitit 2015 -> Procesi i lëndëve
Po, ju mund të keni qasje në procesin e lëndëve për Leje mjedisore -> Leje mjedisore
Për çdo pyetje mund të shkruani email në urbanizmiprishtine@rks-gov.net
Kërkesat për certifikatë të pronës dhe kopje të planit, parashtrohen pranë ZKK-së, në Komunën e Re, në sportelet 7, 8, 9.
1. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo kopja e çertifikatës së biznesit për personat juridik – biznese,
2. Autorizimi për përfaqësim (dorëzim) të dokumenteve i noterizuar,
3. Vërtetimi i pagimit të tatimit në pronë – nga Drejtoria e Financave,
4. Fletëpagesa me taksë të aplikueshme.
Bazuar në ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, organe kompetente për regjistrimin e të drejtave pronësore janë Zyrat Kadastrale Komunale, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës është organ i nivelit qendror i shkallës së dytë, në cilësin e organit për ankimim.
Kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme parashtrohen me shkrim pranë ZKK-së, në territorin ku ndodhet prona e paluajtshme.
Procedurat për aplikim dhe regjistrim të të drejtave pronësore dallojnë varësisht të drejtës që regjistrohet, e ato janë si vijojnë:
• Regjistrimi i pronësisë me kontratë shitblerjeje,
• Regjistrimi i pronësisë me aktvendim trashëgimie,
• Regjistrimi i pronësisë me kontratë dhurimi,
• Regjistrimi i pronësisë me kontratë këmbimi,
• Regjistrimi i pronësisë me vendim gjyqësor,
• Regjistrimi i pronësisë me vendim nga organet tjera kompetente,
• Regjistrimi i pronësisë me kreditim apo hipotekë,
• Bartje e pronësisë me kontratë për ndërtim/kompensim,
• Bartje e pronësis në bazë të pranimit,
• Regjistrim i kontratës me mbajtje të përhershme.
Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje e kontratës së shitblerjes e noterizuar,
• Kontrata e shitblerjes duhet të vuloset me vulën e transakcionit nga Drejtoria e Financave,
• Dokument identifikimi të blerësit ose certifikatën e biznesit për persona juridike (kopje),
• Certifikatën e pronësisë kopje dhe kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim, pagesa varet nga vlera e pronës,
• Dokumente të tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK-ja, si p.sh. (tatimi në pronë, etj.)
• Të gjitha kontratat që e kalojnë shumën prej dhjetë mijë euro (10,000.00 €), nëse në ZKK nuk dorëzojnë dëshminë që transaksioni është realizuar nëpërmjet bankës atëherë, kontrata e tillë nuk mund të ekzekutohet në kadastër ngase kjo çështje sanksionohet me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje e kontratës së dhurimit e noterizuar,
• Dokument identifikimi të dhuratëdhënësit, dhuratëmarrësit, ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Certifikatën e pronësisë kopje dhe kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim,
• Dokumente të tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. (Tatimi në pronë, etj.).
Me qëllim të ekzekutimit të kontratës së këmbimit në Kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës së këmbimit të noterizuar,
• Dokumenti i identifikimit për pronarët që këmbejnë pronat ose
• Certifikatën e biznesit (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje), kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohet nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).
Pas marrjes së kontratës së qirasë, të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Një kopje të kontratës / vendimit për qiranë të noterizuar,
• Dokumentin e identifikimit (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë).
Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të aktvendimit të trashëgimisë të noterizuar,
• Dokumentet e identifikimit të trashëgimtarëve dhe certifikatën e vdekjes së trashëgimlënësit(kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopje),
• Dëshmia e pagesës së tarifës për regjistrim,
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).
Pas marrjes së aktvendimit tek noteri me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për ndarje fizike të noterizuar,
• Dokumentet e identifikimit të të gjithë pronarëve ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohet nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).
Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për bartjen e pronësisë mbi mbajtjen e përjetshme të noterizuar,
• Certifikata e vdekjes së të mbajturit,
• Dokumentin e identifikimit (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopje) dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).
Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për ndërtim dhe investim të noterizuar,
• Dokument identifikimi ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Certifikata e pronësisë (kopje),
• Kopja e planit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).
Shërbime gjeodezike si: Ndarje të parcelave, Bashkim të parcelave, Identifikim të parcelave dhe njësive banesore, Ri-rregullim i kufijve të parcelave, Ndërrim kulture, Matje e ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave, Përcaktim i kufijve të parcelave, për persona fizik dhe juridik, aplikohet përmes gjeodetëve apo kompanive të licencuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Po, ju mund të kontaktoni zyrtarët e Drejtorisë se Kadastrit në email dhe në numrat e telefonit si në vijim:
Drejtor i Kadastrit – Donat Lushaku,
Email:donat.lushaku@rks-gov.net,
Tel: 038-200 400 47,
Sektori i Kadastrit:
Fetije Rizani, Fetije.rizani@rks-gov.net, 038/200 40 061,
Behar Mehani, Behar.mehani@rks-gov.net, 038/200 400 52 ,
Dafina Rudaku Sallauka, Dafina.sallauka@rks-gov.net, 038/200 400 51,
Arton Hasani, Arton.hasani@rks-gov.net,
Njomza Hoxha, Njomza.hoxha@rks-gov.net,
Albulena Jashari, Albulena.jashari@rks-gov.net,
Merita Preniqi, merita.preniqi@rks-gov.net, 038/200 400 60,
Adelina Vllasa, Adelina.vllasa@rks-gov.net, 038/200 400 48,
Nexhmi Demolli, nexhmi.demolli@rks-gov.net, 038/200 400 51,
Bekim Gajtani, Bekim.gajtani@rks-gov.net, 038/200 400 54,
Hilmije Xhemajli, Hilmije.xhemajli@rks-gov.net, 038/200 400 54,
Ganije Hasani, Ganije.hasani@rks-gov.net, 038/200 400 54,
Ismet Mziu, ismet.mziu@rks-gov.net, 038/200 400 54.
Sektori i Gjeodezisë :
Albina Blakaj, albina.blakaj@rks-gov.net, 038 200 400,
Ymer Ratkoceri, ymer.ratkoceri@rks-gov.net, 038/200 400 57,
Agim Matarova, agim.matarova@rks-gov.net, 038/200 400 58,
Agron Krasniqi, agron.krasniqi@rks-gov.net, 038/200 400 56,
Dardan Osmanaj, Dardan.osmanaj@rks-gov.net,
Reis Bajrami, reis.bajrami@rks-gov.ne, 038/200 400 55,
Pranvera Hasani, Pranvera.abazi@rks-gov.net, 038 200 400,
Shpresa Haziri Cakaj, Shpresa.haziri@rks-gov.net, 038/200 400 48,
Drenusha Shala, Drenusha.shala@rks-gov.net,
Fatmir Gashi, Fatmir.q.gashi@rks-gov.net,
Milot Rrustemi, milot.rrustemi@rks-gov.net,
Figene Bllacaku, Figene.bllacaku@rks-gov.net, 038/200 400 51.
Regjistrimi dhe çregjistrimi i Hipotekës (sporteli 3)
Kërkesa për regjistrim dhe ç’regjistrim të hipotekës bëhet online nga Bankat dhe Institucionet tjera Financiare të Licencuara në Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i Hipotekës:
1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për regjistrim të hipotekës
3. Kontrata mbi Hipotekën e noterizuar
4. Kontrata mbi Kredinë
5. Procesverbali i vlerësimit te paluajtshmërisë
6. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat jurdik
7. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
8. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
9. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
10. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.
Ç’regjistrimi i Hipotekës:
1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për ç’regjistrim të hipotekës
3. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat Jurdik
4. Autorizmi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
5. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
6. Aktvendimi i Regjistrimit të Hipotekës
7. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
8. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.
Po, të drejat mbi pronën e paluajtshme regjistrohen në bazë të:
• Vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe vendimit të organit administrativ shtetëror;
• Kontratës për bartjen e së drejtës së pronës së paluajtshme të vërtetuar nga organi kompetent;
• Vendimit apo kontratës për privatizim të lëshuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit;
• Vendimit të komisionit për rindërtimin e kadastrit, dhe vendimit të komisionit për rregullimin e tokave; dhe
• Dokumentit tjetër që me ligje të veçanta parashihet regjistrimi i të drejtave pronësore.
Pas marrjes së vendimit nga komuna apo ndonjë organ tjetër kompetent, me qëllim të ekzekutimit të tij, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:
• Kërkesa e palës,
• Një kopje të vendimit të komunës apo ndonjë organi tjetër kompetent,
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim,
• Dokumentin e identifikimit apo certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopja) dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).