Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan, diskutuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar edhe Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 12 shtator 2024 (mbledhje e jashtëzakonshme) dhe 26 shtator 2024 (mbledhje e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për kursimin dhe ridestinimin e mjeteve buxhetore ne kategorinë ekonomike te investimeve kapitale;
Ndërsa, pikat e tjera të cilat mbetën pa u shqyrtuar për shkak të mungesës së kuorumit, Kryesuesja e Kuvendit në diskutim me përfaqësuesit e partive politike, u pajtuan të barten në mbledhjen ardhshme.