Tashmë, Prizreni është në agjendën evropiane të festivaleve!
Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në 20 vjetorin e Konferencës së Berlinit, me temën “Evropa – Një projekt kulturor”.
Bashkimi Evropian, sot kërkon jo vetëm reforma politike, por edhe ndërveprim më të ngushtë me shoqërinë civile, sepse politika e zgjerimit është mbi të gjitha një proces kulturor.
“Kultura dhe artet mundësojnë krijimin e një shoqërie evropiane më të mirë dhe një ekonomie të qëndrueshme. Prandaj, Evropa po e vendosë kulturën në qendër të politikave evropiane për ta ushqyer projektin politik të BE-së me një projekt kulturor” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.