Kryetari Shaqir Totaj, zhvilloi dje një takim me banorët e Lubinjës së Epërme, të cilët shprehën shqetësimin për vendimin e Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për shitjen e tokës ku ndodhet burimi i ujit të pijshëm dhe kryqëzimi i rrugëve drejt pronave të tyre.
Në bazë të kërkesës së Kryetarit Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit, më 22 tetor 2022, e ka miratuar kërkesën për ta shpallur këtë pronë për të mirën publike, por Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka refuzuar vendimin dhe ka kërkuar tërheqjen e tij.
Komuna e Prizrenit nuk e ka tërhequr këtë vendim dhe mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mbrojtje të interesave të banorëve të kësaj zone dhe burimeve jetike të tyre.