– Inspektori i ndërtimtarisë bën mbikëqyrjen ne zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera qe kane te bejne me ndertimet (projektet e ndertimit,planet) etj., – mbikëqyr standardet e ndërtimit dhe te produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet qe vihen ne përdorim gjate ndërtimit, – Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore, a kryhen këto pune ne përputhje me dokumentacionin teknik-investues ne baze te cilit është dhënë leja e ndërtimit, – Inspekton librat e punimeve a janë ne rregull kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor, instalimet ndërtimore dhe kualitetet teknike, – Prania e te metave gjate punimeve apo mos përmbajtja e rregullave te ndërtimit e obligon inspektorin e ndërtimtarisë qe ta urdhërojë kruesin e punimeve qe te i evitoje te metat e theksuara duke i ndaluar punimet qe te vazhdojnë me teje, – Përcjell secilin rast veç e veç duke përgatitur lende te posaçme qe nga fillimi i procedurës administrative me përpilimin e procesverbalit e deri ne konkluzion për rrenim te detyrueshëm nëse paraqitet nevoja.