Isa Gashi Menaxher i Personelit e-mail: isa.gashi@rks-gov.net Zyre: +381(0) 38 200 44-715
• Harton dhe publikon konkurset për plotësimin e vendeve të lira të punës; • Cakton Komisionin intervistues për pranim të kandidatëve, të cilët konkurrojnë në bazë të konkursit të shpallur; • Bën emërimin e shërbyesve civilë në organet e punësimit; • Përpilon formën e kontratës për punë dhe bën nënshkrimin e tyre; • Inicon procedurën disiplinore ndaj shkelëseve të kodit të mirësjelljes; • Kujdeset për të drejtat e të punësuarëve në Shërbimin civil, në pajtim me dispozitat që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës; • Mban dhe kujdeset për evidencën e të punësuarve në drejtoritë e Administratës, në përputhje me rregullat mbi evidencën e të punësuarve dhe shënimet tjera statistikore për nevoja interne dhe zyrtare; • Përpilon vendime për mungesën e punëtorve nga puna me pagesë, vendime për pushimin e lehonisë (shtatzënisë) dhe vendime për orar të shkurtuar të punës të punonjëseve, në periudhën pas lindjes, dhe vendime të tjera lidhur me marrëdhënien e punës; • Lëshon vërtetime për punëtorët e organeve të Administratës komunale, në përputhje me dispozitat që rregullojnë procedurën administrative për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës; • Përpilon evidenca – regjistra të ndryshëm, me të dhëna të ndryshme për shërbyesit civilë, sipas kërkesave të drejtorive; • Kryen edhe detyra të tjera, të cilat i caktohen nga autoriteti i Kryetarit të Komunës.