Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR) ka nisur fazën përgatitore për mbjelljen e arrave në një sipërfaqe prej 5 hektarësh, projekt nga i cili kanë përfituar 17 fermerë të Komunës së Prizrenit, që është një mundësi e mirë për zhvillimin e industrisë së arrave në rajonin tonë.