Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, i shoqëruar me zyrtarë të kësaj drejtorie, morën pjesë sot në Panairin e Artizanateve që u mbajt në Tetovë, në kuadër të projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Në këtë panair gjithashtu morën pjesë bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit, të cilat prezantuan produktet e tyre dhe krijuan bashkëpunime me bizneset tetovare.