Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në samitin e organizuar nga USAID Kontrata Sociale për ta ndarë përvojën e Komunës së Prizrenit, si një nga përfituesit e këtij programi, që është një nga programet më të veçanta që janë mbështetur dhe Komuna e Prizrenit ka marrë pjesë aktivisht në çdo hap të këtij rrugëtimi të përbashkët.
Është pikërisht karakteri i këtij programi që u duhet komunave – pra mbështetje profesionale, në ide dhe punë konkrete, e pastaj vetë komunat gradualisht t’i marrin mësimet më të mira dhe praktikat e duhura për t’i udhëhequr vetë iniciativat e nisura.