Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Handikos-it, për ta shënuar Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Totaj ri potencoi angazhimin e qeverisjes aktuale lokale për të krijuar mundësi më të mira për integrimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës, derisa, sipas Kryetarit, Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë, por edhe për t’i identifikuar hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
“Rëndësia e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mundësive për personat me aftësi të kufizuara është e madhe dhe ndër prioritetet tona” – theksoi Kryetari Totaj.