Në prag të shënimit të 80 vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi”, shoqërisë më të vjetër kulturo-artistike në Kosovë, Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e “Agimi”-t për t’i uruar dhe për t’i falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm në kultivimin, ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar përmes muzikës, korit dhe valleve.
Më 26 Nëntor mbahet ceremonia e shënimit solemn të vitit jubilar, ku njëkohësisht bëhet edhe përurimi i renovimit të tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

