Nënkryetari Kujtim Gashi mori pjesë sot në diskutimin publik për prezantimin e zbatimit të “Kartës së Zotimeve”, të organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, i cili aktivitet ka për qëllim monitorimin e përmbushjes së zotimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave, një iniciativë e nëntë organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, të cilat veprojnë në kuadër të koalicionit “Aleanca për Qytetari Aktive”.
Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile e vlerësuan lartë angazhimin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, për realizimin e shumicës së zotimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore, që sipas tyre, është një hap i rëndësishëm në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së administratës komunale.
Kjo iniciativë ndikon drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, gjithmonë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.